Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri është në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 08:13
Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri është në gjendje të rëndë

Në Rahovec, dje dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, përcjuell “Kosova Sot Online”.

Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.

Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, ka treguar se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.

Bajgora ka treguar se plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë.

“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.

(Kosova Sot Online)