Dhunohet një e mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 08:57
Dhunohet një e mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit të një të miture në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti po hetohet nga policia.

“Prishtinë 17.09.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovar-e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)