U rrokullis me traktor në pyll, vdes një person në Klinë

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 09:18
U rrokullis me traktor në pyll, vdes një person në Klinë

Një person ka vdekur në Klinë si pasojë e lëndimeve të marra pasi u rrokullis me traktor në pyll, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti është duke u hetuar

“Fsh. Qabiq, Klinë. 19.09.2023 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)