Haradinaj-Stublla: E papranueshme se si MPJD e ka zhdukur historikun e aktiviteteve diplomatike, figuron veç Konjufca

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 10:48
Haradinaj-Stublla: E papranueshme se si MPJD e ka zhdukur historikun e aktiviteteve diplomatike, figuron veç Konjufca

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, thotë se Ministria e Jashtme ka zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike nga ëebsite i vet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo thekson se veç Glauk Konjufca figuron në historikun e ish-ministrave të jashtëm.

Tutje, ajo ka shkruar se kjo është e pakuptimtë dhe joserioze.

“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga ëebsite i MPJD!!! Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca! Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online)