Vajza e sulmon me thikë nënën e saj në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 11:09
Vajza e sulmon me thikë nënën e saj në Fushë Kosovë

Një femër është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë nënën e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima ka marrur tretman mjekësor.

“Fushë Kosovë. 19.09.2023 – 01:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton policor.

(Kosova Sot Online)