Hoti: Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 11:56
Hoti: Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është degraduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij vetë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ajo që është deklaruar se marrëveshja finale do të jetë: Përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke.

“Në ditët në vijim do ta shpalosi në detaje dhe me fakte si ka ‘evoluar’ Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit, nga koha kur bënte opozitë të dhunshme e deri sot kur është i gatshëm të zbatojë asociacionin dhe të trajtohet si pikë e veçantë statusi i kishës ortodokse serbe”.

(Kosova Sot Online)