Andoni: Kurti ka humbur kohë me asociacionin

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 13:07
Andoni: Kurti ka humbur kohë me asociacionin

Analisti, Ben Andoni, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se ka qenë i dobët taktikisht sa i përket dialogut, por këtu ka ndikuar edhe ndryshimi vazhdimisht i rregullave të lojës nga BE ndaj Kosovës.

Sipas tij, Kurti ka humbur shumë kohë me asociacionin dhe ky është gabimi i vetëm i tij.

Tutje, ai ka thënë se çfarëdo të ndodhë SHBA do jetë në krah të Kosovës.

“Kurti zakonisht shkon pas qëndrimeve të Serbisë, ndërkohë që BE ka dashur që Kosova të paraprijë me gjërat e saj. Kurti këtë e ka bëtë vetëm kur është ulur përballë Vuçiçit dhe me predispozitë të qartë për të mos gjetur një marrëveshje konkrete. Kurti është i bindur se ashtu si Vuçiç që drafti final i asociacionit është gati dhe pas pak kohe do iu jepen vetëm për ta firmosur, po Kurti nuk po merr garancitë e mjaftueshme sa i përket funksionimit të asociacionit. Edhe ndryshimi i emrit bën fjalë për këtë pjesë të paqartë lidhur me atributet ekzekutive. Këtu është një problem i madh, që Kurti ka humbur kohë dhe ky është i vetmi gabim i tij. Partnerët janë përsëri aty, pasi Kosova është produkt i tyre. Çfarëdo të ndodhë SHBA do jetë në krah të Kosovës”, tha Andoni.

(Kosova Sot Online)