Aksident i rëndë te mbikalimi i Patokut, vdes shoferja 32-vjeçare

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 13:53
Aksident i rëndë te mbikalimi i Patokut, vdes shoferja 32-vjeçare

Një aksident i rëndë dhe me fatalitet ka ndodhur sot në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ku një 32 vjeçare ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një automjet raportohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të aksit, i cili ishte i mbushur me ujë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit, 32-vjeçarja me iniciale M. M., ka ndërruar jetë rrugës për te Spitali i Traumës.

Ndërsa, rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.

“Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës, i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

(Kosova Sot Online)