E premtja në Prishtinë “Dita pa makina”, kjo rrugë mbyllet për qarkullimin e veturave

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 14:48
E premtja në Prishtinë “Dita pa makina”, kjo rrugë mbyllet për qarkullimin e veturave

Komuna e Prishtinës, ka bërë me dije se e premtja në Prishtinë shënon “ditën pa makina”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“DITA PA MAKINA”. Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat”, njofton komuna.

Në njoftim thuhet se me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.

(Kosova Sot Online)