Begaj takon Escobarin: Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 15:31
Begaj takon Escobarin: Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar se sot ka takuar emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në Neë York, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Shqipëria mbetet aleat i SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor që i kontribuon paqes së përbashkët.

“Kënaqësi të takohesha me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar. Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka shkruar Begaj.

(Kosova Sot Online)