Arrestohen tre serbë për “krime të luftës kundër popullatës civile”

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 15:37
Arrestohen tre serbë për “krime të luftës kundër popullatës civile”

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar tre serbë nën dyshimin për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit, ata janë dëguar në ndalim për 48 orë.

(Kosova Sot Online)