Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 16:08
Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, është deklaruar për aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo i tha  se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe me të po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeteti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)