Sallahu pret në takim një delegacion nga Suedia

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 17:05
Sallahu pret në takim një delegacion nga Suedia

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, së bashku me kabinetin, drejtorin e Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës, sot ka pritur në takim një delegacion nga Mbretëria e Suedisë që është kryesuar nga ekspertja ndërkombëtare, Eva Parry, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim është diskutuar rreth hapave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Mbretërisë së Suedisë, lidhur me realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës si dhe dhunën në familje.

Sallahu tha në proilin zyrtar në Facebook se qëllimi i projektit të përbashkët është ngritja e kapaciteteve të shërbimit korrektues.

“Qëllimi i projekteve të përbashkëta mes Kosovës dhe Suedisë është ngritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe profesionale për Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin  Sprovues të Kosovës, si dhe ofrimin e programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje”, tha zëvendësministri Sallahu gjatë këtij takimi.

Ai po ashtu u zotua që Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë diskutimet si dhe do të thellojë bashkëpunimin me shtetin e Suedisë për mbështetejtjen edhe në fusha të tjera.


(Kosova Sot Online)