Detaje nga takimi Osmani - Blinken në Nju Jork

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 17:11
Detaje nga takimi Osmani - Blinken në Nju Jork

Për bashkëbisedimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit, për stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e koordinimit me aleatët.

Osmani ka shkruar se lidhja e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.

Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)