Begaj takim me Escobar: Shqipëria aleate e fortë e SHBA-së

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 21:42
Begaj takim me Escobar: Shqipëria aleate e fortë e SHBA-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me Zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Begaj u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, “Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

“Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksoi Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Nju-Jork, SHBA ku po kryeson delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


(Kosova Sot Online)