Lekaj: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të mos bëhet si pasojë e sanksioneve

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 18:00
Lekaj: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të mos bëhet si pasojë e sanksioneve

Për deklaratat e fundit të ambasadorit në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kanë besim të plotë te ndërmjetësit e Bashkimit Evropian në dialog,  ka folur  deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij këto deklarata janë mesazh për kryeministrin Kurti për qasjen e tij të gabuar.

“Deklarata e ambasadorit amerikan dhe deklaratat e djeshme të BE-së janë dëshmia dhe mesazhi për Kurtin që si Kryeministër ka qasje të gabuar ku po ndjekë rrugë jo të drejtë në dialog dhe në raport me ndërkombëtarët”, ka thënë ai.

Tutje ka thënë se gjendja ekonomike dhe sociale në vend po rëndohet çdo ditë e më shumë.

“Kosova me këtë rast nuk e ka pozitën subjektive të mirë, dhe si rrjedhojë edhe situata e brendshme ekonomike dhe sociale po rëndohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai.

Lekaj ka potencuar se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të mos bëhet si pasojë e sanksioneve dhe jo stabilitetit të krijuar nga pushteti.

“Në këtë momentum, duhet mos harruar edhe çështjen e liberalizimit të vizave ku mund edhe të mos ndodhë në janar, si rrjedhojë e sanksioneve dhe jo stabilitetit të krijuar nga pushteti”, ka thënë Lekaj.

(Kosova Sot Online)