Presidentja Osmani takon presidentin e Mauritanisë

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 21:05
Presidentja Osmani takon presidentin e Mauritanisë

Në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, po qëndron Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka zhvilluar një takim presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë,  Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Në takim me presidentin El Ghazouani, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën ndër vite, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit tutje të marrëdhënieve bilaterale.

“U diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, njofton presidenca.

(Kosova Sot Online)