Analisti serb: Lajçaku ka bërë shumë gabime

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 08:03
Analisti serb: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Analisti serb, Dushan Janjiç, ka folur rreth situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kundrejt të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Janjiç tha se Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçak, por edhe ky i fundit nga ana e tij ka bërë shumë gabime.

Analisti shtoi se parë nga perspektiva e serbëve, Lajçak po mban anën e Kurtit.

“Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçak. Por nga ana tjetër Lajçak ka bërë shumë gabime. Nga perspektiva e serbëve ai mban anën e Kurtit, këtu dhe për shumë muaj të tjerë më parë”, tha analisti serb.

(Kosova ot Online)