Moti me diell dhe vranët sot në Kosovë, vende-vende edhe shi

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 08:20
Moti me diell dhe vranët sot në Kosovë, vende-vende edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë sot moti do të jetë me diell dhe vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Vranësirat kanë mundësi enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kanë mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK

Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 19 ato minimale, deri në 28 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)