Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Banjë të Malishevës

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 09:31
Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Banjë të Malishevës

Një person është vrarë dje me armë zjarri në fshatin Banjë të Malishevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë rast njoftoi edhe njëherë sot Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma me të cilën është kryer vrasja.

Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Fsh. Banjë, Malishevë. 20.09.2023 – 07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që me armë zjarri ka vrarë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Te dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me te cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)