Policia jep detaje për djegien e veturës në Shkabaj

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 09:55
Policia jep detaje për djegien e veturës në Shkabaj

Një veturë e policisë së Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Shkabaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

(Kosova Sot Online)