Begaj: Marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 10:26
Begaj: Marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York mund të shprehen “çështjet tona që na shqetësojnë më shumë”, duke përmendur Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj kryeson delegacionin shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipëria aktualisht udhëheq me Presidencën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Gjatë këtij forumi, mund të shprehim edhe gjëra që kanë lidhje me shqiptarët, çështjet tona që na shqetësojnë më shumë, sidomos me ata të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Patjetër flitet për situatën në Kosovë, flitet për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Begaj.

Tutje, Begaja tha se marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti janë të tilla.

“Kështu janë (marrëdhëniet) edhe në nivel kryeministrash. Është përceptimi juaj i gabuar. Në dukje mund të duket ashtu, por marrëdhëniet janë shumë të mira”, tha Begaj.

(Kosova Sot Online)