Arrestohet nëna nga Malisheva, ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 11:38
Arrestohet nëna nga Malisheva, ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur

Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)