Intervista e Hovenier, Ambasada e veçon deklaratën për mbështetjen e ShBA’së ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 11:47
Intervista e Hovenier, Ambasada e veçon deklaratën për mbështetjen e ShBA’së ndaj Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, intervistën që ka dhënë dje Ambasadori Jeffrey Hovenier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasada e ka veçuar nga intervista deklaratën e Hovenier, ku flet për mbështetjen e ShBA’së ndaj Kosovës.

Hovenier ka thënë se nuk e di se di se si Shtetet e Bashkuara do të mund ta ndryshonin mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtiminndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe multietnik.

“…unë nuk e di se si Shtetet e Bashkuara do të mund ta ndryshonin mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin tonë ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe multietnik. Dhe, sigurisht, ne shpenzojmë kaq shumë kohë dhe përpjekje për ta avancuar këtë vizion që Kosova të jetë ajo që është – një shtet me madhësi të vogël ose të mesme i Ballkanit Perëndimor që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Vizioni ynë për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe, nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova. Dhe, për këtë arsye ne kemi bërë kaq shumë përpjekje. Kështu e shohim ne”, ka deklaruar Hovenier në intervistën për REL.

(Kosova Sot Online)