Hill: Sa i përket Kosovës dhe ndalimit të importit të produkteve serbe vërtet nuk e kuptoj

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 13:57
Hill: Sa i përket Kosovës dhe ndalimit të importit të produkteve serbe vërtet nuk e kuptoj

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dinë shumë detaje rreth arrestimit të djeshëm të tre serbëve nga Kosova.

“Ata thuhet se janë të lidhur me krime që dyshohet se kanë ndodhur tridhjetë vjet më parë,” tha Hill për Tanjug.

Ai theksoi se do t’ua lërë të tjerëve të konkludojnë pse arrestimet pasuan menjëherë pas raundit të pasuksesshëm të dialogut në Bruksel dhe gjatë Sesionit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Besoj se kjo mund të zgjidhet shpejt dhe do të doja të shihja më shumë diskutime për bashkëpunimin dhe më pak për arrestime”, përfundoi Hill.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-të nuk e kuptojnë se si ndalimi i importit të mallrave nga Serbia qendrore në Kosovë, mund të ndihmojë gjendjen e përgjithshme në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Sa i përket Kosovës dhe ndalimit të importit të produkteve (serbe), vërtet nuk e kuptoj. E di që kolegët e mi në ambasadën në Prishtinë po punojnë shumë për ta zgjidhur këtë çështje. Unë thjesht nuk e kuptoj se si këto ndalime mund të ndihmojnë”, tha Hill për Tanjug gjatë një turneu në fabrikën Bambi në Pozharevac.

Ai shtoi se tani gjëja më e rëndësishme është qetësimi i tensioneve dhe rritja e nivelit të bashkëpunimit.

“Ajo që duhet parë në këtë rajon të Evropës Juglindore është një nivel më i madh i bashkëpunimit, tolerancës, punës së përbashkët për të arritur forma të bashkëpunimit që do të zgjasin”, tha Hill.

(Kosova Sot Online)