Rada Trajkoviq e krahason Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 14:10
Rada Trajkoviq e krahason Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka krahasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trajkoviqi, ka thënë se Kurti dëshironte të ishte si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, por sipas saj, ajo frikësohet se Kurti po shkon rrugës së presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

“Kurti dëshironte të jetë Zelensky, por frikësohem se i ka hyrë rrugës së Aliev” konsideron Trajkoviq.

“Arrestimi i koordinuar me serbët anekënd Kosovës janë eskalim i qartë dhe i vetdijshëm i destabilizimit të komunitetit tonë” konsideron këshilltarja në ministrinë për kthim Rada Trajkovic, pas arrestimit të tre serbëve të tjerë që dyshohen për krime lufte.

(Kosova Sot Online)