Cili do të jetë statuti i Asociacionit, Stano: Kjo çështje të diskutohet në dialog

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 14:40
Cili do të jetë statuti i Asociacionit, Stano: Kjo çështje të diskutohet në dialog

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, sot është pyetur se cili është pozicioni i BE-së për statutin e Asociacionit dhe nëse ka lëvizur nga zotimi që vetë BE kishte dhënë se ai s’duhet të cenojë shtetësinë e Kosovës në letrën e dërguar nga ish-Përfaqësuesja e Lartë, Frederica Mogherini, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stano se kjo temë duhet të diskutohet brenda dialogut dhe jo në media e publik.

“Mendimi dhe rekomandimi i shteteve anëtare dhe pritjet ishin që puna për Asociacionin duhet të fillojë pa ndonjë vonesë dhe pa ndonjë kusht. Dhe të gjitha palët e përfshira e dinë mirë se çfarë duhet të bëhet dhe si, si dhe cili është pozicioni i BE-së sepse kjo nuk është hera e parë që çështja është në tavolinë”.

(Kosova Sot Online)