Bajrami: Punësimi i kosovarëve po lulëzon jo në Kosovë por në Gjermani

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 15:16
Bajrami: Punësimi i kosovarëve po lulëzon jo në Kosovë por në Gjermani

Deklarimet e qeverisë dhe kuvendit, se ka rritje të punësimit në vend, i ka quajtur të pavërteta deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Punësimi është duke lulëzuar, veçse po lulëzon në Gjermani. Atje ka 59 mijë qytetarë më shumë me origjinë nga Kosova”, është shprehur Bajrami.

“Trendi është më negativ sesa në qeveritë e kaluara. Ju punoni statistika, ato janë tuajat, por unë po i referohem Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Nuk ka lulëzim ekonomik. Ka rritje të importit në 4.7 miliardë euro. Ka deficit tregtar”, ka thënë ajo ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)