Ganimete Musliu kapet me Glauk Konjufcën

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 15:49
Ganimete Musliu kapet me Glauk Konjufcën

Për punën e mikrofonit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është nervozuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi kryekuvendari Konjufca ka kërkuar nga regjia e Kuevndit t’ia japin fjalën deputetes së PDK-së.

Musliu më pas i ka thënë Konjufcës se është ai që e kontrollon se kujt i bën mikrofoni e kujt jo.

“A e sheh, tash bon pajisja, sepse dirixhohet nga ju.Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka thënë Musliu.

Megjithatë Konjufca ka mohuar akuzat e deptuetes Musliu, duke thënë se mbase kur tenton ta prekë pajisjen ajo s’punon. Gjithashtu Konjufca ka thënë se sa herë e ka ngritur dorën ia ka thirru emrin.

“Pranoj me iu nënshtru gjyqit të Ganës”, ka thënë Konjufca. 

(Kosova Sot Online)