Lushtaku: Nuk dua të lëshohem në polemika të papagajve të Dejona Mihalit

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 16:20
Lushtaku: Nuk dua të lëshohem në polemika të papagajve të Dejona Mihalit

Dimal Bashës, deputet i LVV-së, i cili ia përmendi privatizimin e pronave nga ana e Sami Lushtakut, i ka reaguar Mërgim Lushtaku, deputet i Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Lushtakut, zgjedhjet janë afër, pasi tashmë ka propagandë ndaj Lushtakëve.

Në fjalën e tij, Lushtaku e ka quajtur Bashën papagall të Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV.

“Unë nuk dua të lëshohem në polemika të papagajve të Dejona Mihalit, pasi është fyerje për besimin dhe vlerësimin e qytetarëve ndaj familjes time” – deklaroi ai, ndërsa Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i ndërhyri duke i kërkuar të mos përmendte kafshë e shpezë në referim ndaj deputetëve.

(Kosova Sot Online)