Selmanaj iu kapet Mimozës: Keni ra në kurthën që ia keni ndërtu të tjerëve në vazhdimësi

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 16:27
Selmanaj iu kapet Mimozës: Keni ra në kurthën që ia keni ndërtu të tjerëve në vazhdimësi

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, duke iu referuar përgjimeve i ka thënë shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se po t’i ndodhte atij e njëjta gjë, siç u shpreh, nuk do të qëndronte në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Selmanaj i tha Kusarit se kanë rënën në kurthin që e kanë ndërtuar për të tjerët, duke përfshirë edhe për vete.

“Unë të kuptoj, për besë me m’pas dalë mua ato që të kanë dalë ty unë në Kosovë nuk kisha nejt. Keni ra në kurthën që ia keni ndërtu të tjerëve në vazhdimësi, përfshirë edhe mua, por keni rënë vet, ia pafshit hajrin kësaj pune dhe përgjime të tjera që mund të dalin nesër”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)