Tufa e deleve futet brenda serës dhe konsumon 100 kg hashash

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 17:08
Tufa e deleve futet brenda serës dhe konsumon 100 kg hashash

Bariu i tyre u befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas TheNewspaper.gr, menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë ku kullotat janë shkatërruar, një tufë delesh “pushtoi” një serë jashtë Almyros Volos, ku rritet kanabisi mjekësor.

Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët .

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Pas gjithë kësaj përmbytjeje, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në serë dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht”, thotë pronari i bimës së licencuar të kanabisit.

(Kosova Sot Online)