Gërvalla në pritjen e Blinken: Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 18:29
Gërvalla në pritjen e Blinken: Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi

Për takimin që ka pasur sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryediplomaten kanadeze, Menalie Joly, ka njoftuar shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se si gjithmonë, lidhja e thellës mes Kosovës dhe SHBA-ë u shfaq në shkëmbimin e shkurtër që kanë pasur, por që sipas Gërvallës ka qenë thelbësor.

“Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi të nderuar nga Kanada. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë një aleat dhe mik”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)