Zelensky: A e dini se pa ndihmë do ta humbim luftën!

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 18:44
Zelensky: A e dini se pa ndihmë do ta humbim luftën!

“Nëse nuk marrim ndihmë, do ta humbim luftën”. Ky është apeli i Volodymyr Zelensky për senatorët amerikanë, siç u raportua për New York Times nga udhëheqësi i shumicës demokratike, Chuck Schumer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lideri ukrainas udhëtoi drejt Uashingtonit pasi mori pjesë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York, që u drejtua nga kryeministri Edi Rama.

Ai pritet gjithashtu të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare. Presidenti ukrainas gjithashtu do të takohet në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Joe Biden.

(Kosova Sot Online)