Vetura shkel këmbësoren në Prishtinë

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 19:42
Vetura shkel këmbësoren në Prishtinë

Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, sot rreth orës 15:00 një automjet ka shkelur një këmbësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Këto infromacione i dha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)