Thaçi: Amerikanët dhe evropianët hoqën dorë nga njohja reciproke

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 22:00
Thaçi: Amerikanët dhe evropianët hoqën dorë nga njohja reciproke

Pas luftës Rusi-Ukrainë, vlera e Serbisë është rritur në sy të Perëndimit, ka deklaruar Jusuf Thaçi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se pak pas fillimit të kësaj lufte, SHBA dhe BE hoqi dorë nga njohja reciproke në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Pothuajse të gjithë kemi ra në grackën që me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, Kosova u vendos në pozicion më të favorshëm për shkak të dobësimit të Rusisë dhe shkauarjes së Serbisë krah Rusisë. Ka rezultuar që nuk është fare e vërtetë sepse Serbia ka ditë me luajt lojën shumë më mirë, ka ndodh e kundërta. U rritë vlera e Serbisë për Perëndimin dhe për pasojë kanë fillu edhe konsesionet, viktima e konsesioneve është Kosova”, tha Thaçi

“Pas pak fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, Perëndimi (SHBA dhe BE), kanë heq dorë nga çështja më esenciale dhe më e rëndësishme që ka qenë njohja reciproke që deri atëherë ishte kërkesë eksplicite, fillimisht e SHBA-së pastaj e disa shteteve si Gjermania, e të ngjashme të fuqishme”, u shpreh ai.

Kjo sjellje, sipas tij “në fund u bë qëndrim zyrtar i BE-së”.

“Me fillimin e luftës në Ukrainë, Perëndimi hoqi dorë nga kjo kërkesë që është gjëja më e rëndëssihmë për Kosovën në procesin e Dialogut”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)