Ja pse nxënësi me aftësi të kufizuara s’e fillon ende mësimin

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 22:18
Ja pse nxënësi me aftësi të kufizuara s’e fillon ende mësimin

Mësimin nuk e filloi si të gjithë nxënësit e tjerë, Ron Sejdiu nxënës i klasës së tetë në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo për shkak se klasës së tij iu ndërrua objekti shkollor.

E një situatë e tillë, u bë problem për të për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

16 vjeçari shprehet se po ndjen mall për shokët e klasës.

E si erdhi deri te mungesa e tij në shkollë, e tregon e ëma.

Ajo shprehet se problemin e vetëm që e kanë është transporti deri në shkollë.

Nga drejtoria e shkollës “ Mihal Grameno” shprehen se prindërve iu është premtuar transporti.

Drejtoria e Arsimit në një përgjigje për televizionin, nuk janë deklaruar konkretisht për rastin, megjithatë u shprehën se të gjithë fëmijët që plotësojnë kushtet do të subvencionohen me transport.

(Kosova Sot Online)