Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 08:20
Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se çfarë moti do të mbajë sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHMK thotë se do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)