Ambasadori Hoxha: Kosova është çështje e shtetndërtimit e ndërtimit të demokracisë

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 08:23
Ambasadori Hoxha: Kosova është çështje e shtetndërtimit e ndërtimit të demokracisë

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha foli rreth seancës së djeshme të Këshillit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se çdo mbledhje që kishte të bënte me Ukrainën Shqipëria e ka përdorur për të theksuar lidhjen që ka konflikti në Ukrainë me situatën në Kosovë.

Hosha shtoi se Kosova është cështje e shtetndërtimit e ndërtimit të demokracisë.

“Sepse Serbia në pothuajse në shumicën e takimeve të organizuara me Ukrainën e ka përdorur si preteskt që ajo që ka ndodhur në Kosovë ka qenë bazë për të drejtën e Rusisë për të ndërhyrë në shtetin fqinj. Ne kemi qenë shumë të qartë shumë të prerë, shumë të argumentuar se është apsuutisht e pamundur, e pa drejtë dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj qasje krahasimore për më pas si shembull të asaj që Rrusia ësht duke bërë në një shtet fqinj përmes një agresioni të dënueshëm dhe asaj që ka noddhur në Ksoovë një shtet dhe që është në zhvilim e sipër.”

“Nuk e duam Kosovën në Këshill të Sigurimit sepse Kosova nuk është cështje e paqes dhe e sigurisë , që rrezikon paqen dhe sigurinë në Kosovë apo në rajon . Kosova është cështje e shtetndërtimit e ndërtimit të demokracisë, e ndërtimit të insitucioneve e forcimit të kapaciteteve sin ë cdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor e më gjërë Dhe nuk mendojmë se Këshilli i Sigurimit apo Kombet e Bashkuara kanë ndonjë mundësi në zgjidhjene problemit dhe cështjes së Kosovës është një tjetër casje që ajo e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian e cila do të qojë në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës dhe detyrimisht në njohjen e Kosovës dhe bërjen e saj një subjekt i plotë dhe I barabartë me të gjitha vendet”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)