Vjosa Osmani në Kombet e Bashkuara: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve të paqes dhe sigurisë

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 09:19
Vjosa Osmani në Kombet e Bashkuara: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve të paqes dhe sigurisë

Me ftesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë dedikuar agjendës për Gratë Paqen dhe Sigurinë (WPS), përcjell “Kosova Sot Online”.

Në organizimin e mbajtur në selinë e OKB-së, Osmani në emër të Kosovës, shpalosi të arriturat dhe objektivat e shtetit për sa i përket zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja vuri në pah “rolin e jashtëzakonshëm që gratë e Kosovës kanë luajtur në procese të paqes dhe sigurisë përgjatë etapave të ndryshme të historisë”.

(Kosova Sot Online)