KFOR: Policia e Kosovës na njoftoi për arrestimin e tre serbëve vetëm një ditë më vonë

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 09:36
KFOR: Policia e Kosovës na njoftoi për arrestimin e tre serbëve vetëm një ditë më vonë

Policia e Kosovës na ka njoftuar për arrestimin e tre serbëve, i cili ka ndodhur më 20 shtator, vetëm një ditë më vonë, thuhet në përgjigjen me shkrim të KFOR-it për mediat serbe në pyetjen se a kanë qenë të informuar për aksionin e përmendur.

Përgjigja e KFOR-it kujton më tej deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg  gjatë konferencës për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur tha se “ka nevojë për koordinim dhe konsultim të ngushtë ndërmjet autoriteteve në Kosovë dhe KFOR-it për çdo dislokim që mund të ndikojë tek ne dhe sigurinë në Kosovë”.

Ai po ashtu ka thënë qartë se “presim konsultime me kohë dhe kuptimplotë për çdo veprim të Forcave të Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, shkruan KFOR-i në përgjigjen e tij.

Në fund, misioni thekson se komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuća, mbetet në kontakt të rregullt me ​​Policinë e Kosovës dhe Misionin për Sundimin e Ligjit të udhëhequr nga BE-ja, në përputhje me procedurën për koordinim paraprak që tashmë është rënë dakord.

(Kosova Sot Online)