Estetistja 21-vjeçare nga Napoli vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 11:51
Estetistja 21-vjeçare nga Napoli vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik, njofton “La Repubblica”.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso, estetistes së re 21-vjeçare, e cila vdiq një javë më vonë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.

E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje e keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në Napoli dhe ndërroi jetë.

(Kosova Sot Online)