BE reagon për granatën në Veri: Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 15:01
BE reagon për granatën në Veri: Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës

Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin që ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stano ka thënë se janë të shqetësuar për vazhdimin e situatës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e vëzhgon me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në veri të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve”, ka thënë Stano.

(Kosova Sot Online)