Tahiri: Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin por nëse e zbaton i humb zgjedhjet

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 16:52
Tahiri: Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin por nëse e zbaton i humb zgjedhjet

Ish-kryenegociatorja dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri,  ka deklaruar se Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin, por po e fsheh për shkak që nëse e bën këtë i humb zgjedhjet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mirëpo tash ka ardhur koha që Kurti ta zbatoj Asociacionin, sepse e ka pranuar me pranimin e marrëveshjes bazike, ai e ka fshehur para opinionit këtë fakt pranimi deri më sot, por nuk po mundet më sepse partnerët ndërkombëtar hapur po kërkojnë zbatimin e Asociacionit. Ndërsa Kurti e di që nëse e zbaton i humb zgjedhjet; për Kurtin ma para është pushteti se shteti”, ka theksuar Tahiri.

(Kosova Sot Online)