Kryeministri Kurti viziton muzeun e Ajnshtjanit

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 19:00
Kryeministri Kurti viziton muzeun e Ajnshtjanit

Sot drejt Zvicrës, ka udhëtuar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti atje ka takuar presidentin e Zvicrës, Alen Berset, ndërkohë që gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe Muzeun e Albert Einstein.

Kështu i ka thënë Kurti, kur është pyetur për agjendën e tij, derisa ka treguar se pastaj do të takohet me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale që mbahen më 22 tetor në Zvicër.

 “Tani do të kemi një vizitë në Muzeun e Einsteinit, këtu në Bernë ndërsa sonte në mbrëmje do të takoj kandidatët me rrënjë shqiptare për zgjedhjet federale që mbahen më 22 tetor. Ne inkurajojmë komunitetin e këtushëm shqiptar që të marrë pjesë në mënyrë masive në këto zgjedhje, pavarësisht nga partia që do të votojnë“, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)