Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Grenadës

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 20:16
Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Grenadës

Me kryeministrin e Grenadës Dickon Mitchell, është takuar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të thelloj bashkëpunimin dhe të forcojë pozitën tonë ndërkombëtare.

“Në New York, takova Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, me të cilin riafirmuam marrëdhëniet tona bilaterale dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të interesit të ndërsjellë.

Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën për ta thelluar bashkëpunimin, si dhe për ta forcuar pozitën tonë ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)