Detaje nga takimi Kurti - Berset në Zvicër

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 19:45
Detaje nga takimi Kurti - Berset në Zvicër

Për një vizitë zyrtare në Zvicër, po qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti në profilin e tij në platformën „X“, ka njoftuar për diskutimet që kanë zhvilluar me kreun e shtetit zviceran.

Ai ka ndarë edhe një frazë që i është thënë nga Berset, se Zvicra dhe Kosova janë “shtete fqinje”, jo gjeografikisht por në aspektin social e njerëzor.

“Ne diskutuam mbështetjen për zhvillimin tonë ekonomik, qëndrueshmërinë, paqeruajtjen ushtarake dhe tregtinë e ardhshme. Siç tha Presidenti Berset, “Ne jemi fqinjë, jo gjeografikisht, por në një nivel shoqëror dhe njerëzor”, shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)