Begaj: Zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 22:57
Begaj: Zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, kemi nevojë për miq dhe mbështetje”, tha Presidenti Begaj në një intervistë për voa duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket çështjes së arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ka çuar në acarim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, Presidenti Begaj tha se duhet pritur vendimi i drejtësisë, duke shprehur besim tek pavarësia e saj. “Kur të flasë drejtësia, më pas ne mund të veprojmë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, Presidenti Begaj tha se po vlerëson kërkesën e Ministrisë së Jashtme për autorizim për nisjen e negociatave dhe se një grup ekspertësh i Presidencës dhe kësaj ministrie po punojnë për të arritur një version të autorizimit në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

(Kosova Sot Online)