Pas takimit me presidentin e Zvicrës Kurti takohet me kandidatët shqiptarë të partive

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 22:45
Pas takimit  me presidentin e Zvicrës Kurti takohet me kandidatët shqiptarë të partive

Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë takuar në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin  e Qeverisë thuhet se në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

“Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)