Serbia e bën përsëri me Rusinë, Daçiq takohet me Lavrovin në mes të Nju Jorkut

  • S.A /
  • 23 September 2023 - 07:38
Serbia e bën përsëri me Rusinë, Daçiq takohet me Lavrovin në mes të Nju Jorkut

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, është takuar në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov, në margjinat e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, transmeton "Kosova Sot Online ".

Daçiq ka shprehur falendërim për qëndrimin e Rusisë “në mbështetje të integritetin territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Nikola Selakovic, i cili pikërisht një vit më parë në Nju Jork në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara kishte nënshkruar marrëveshje me Lavrovin për koordinim të diplomacisë.

Kjo kishte ndodhur kur e gjithë bota demokratike kërkonte sanksionim të Rusisë e Putinit për agresionin e paprecedent kundër Ukrainës.

(Kosova Sot Online )